Site icon Telegrafi

Liquid dhe Gaimin Gladiators janë dy skuadrat e para që kualifikohen në turneun e Dota 2 – The International

Pas finales së madhe në Berlin Major, dy skuadrat finaliste kanë siguruar pjesëmarrjen në turneun më të madh të Dota 2 – The International 12.

Liquid dhe Gaimin Gladiators u përballën në finalen e Berlin Major, ku fitues dolën këta të fundit me rezultat 3-1.

Edhe pse Gaimin Gladiators ishin fitues të turneut në Berlin, Liquid ishin të parët që u kualifikuan për turneun The International.

Ky kualifikim për të dyja skuadrat u mundësua në bazë të formës së tyre gjatë ngjarjeve të fundit si dhe pikët e grumbulluara DPC (Dota Pro Circuit).

The International do të zhvillohet në Seattle të Uashingtonit duke filluar nga data 14 tetor.

Ende nuk është zbuluar grupi i çmimeve që do të ndahet për skuadrat pjesëmarrëse në The International të këtij viti. /Telegrafi/

Exit mobile version