Telegrafi

Liquid dhe G2 do të përballen në finalen e madhe të CS:GO për çmimin prej 500.000 dollarësh

(Foto: HLTV)

Nesër (e diel) do të zhvillohet finalja e madhe në turneun Blast Premier World Final i cili po mbahet në Abu Dhabi, Dubai.

Dy ekipet e mbetura do të përballen në një ndeshje në formatin Bo3, nesër (e diel) duke filluar nga ora 11:00.

Finalja e madhe do të përcillet nga shikuesit në sallën Etihad Arena në Abu Dhabi.

Në gjysmëfinale Liquid e mposhti ekipin OG, ndërsa G2 fitoi ndaj ekipit FaZe.

Favorit i ndeshjes është ekipi Liquid të cilët për momentin renditen në vendin e tetë në botë, ndërsa G2 në vendin e 12 –të.

Ndeshja e fundit në mes dy ekipeve ishte në turneun Blast Premier Fall Final, ku fitues doli Liquid me rezultat të përgjithshëm 2-0 me mapa.

Fituesi i kësaj finaleje do të fitoi çmimin prej 500.000 dollarësh, ndërsa për vendin e dytë do të ndahen 250.000 dollarë.

Këto janë formacionet e dy ekipeve finaliste:

G2

Nemanja ‘ huNter– ‘ Kovaç

Justin ‘ jks ‘ Savage

Ilya ‘ m0NESY ‘ Osipov

Nikola ‘ NiKo ‘ Kovaç

Rasmus ‘ HooXi ‘ Nielsen

 

Liquid

Jonathan ‘ EliGE ‘ Jablonowski

Mareks ‘ YEKINDAR ‘ Gaļinskis

Keith ‘ NAF ‘ Markoviç

Josh ‘ oSee ‘ Ohm

Nick ‘ nitr0 ‘ Cannella

/Telegrafi/