Tashmë janë mësuar dy ekipet finaliste në turneun më të madh të Rainbow Six Siege i cili po mbahet në qytetin e Suedisë Jönköping.
Gjithsej 16 skuadra nga bota ishin pjesë e turneut Major të Rainbow Six Siege, në garë për një grup çmimesh rreth 500.000 dollarë.
Turneu tani ka arritur në finalen e madhe ku do të takohen Liquid dhe BDS në një përballje me formatin ‘Bo3’.
BDS ishte ekipi i parë që siguroi finalen pasi mposhti ekipin Soniqs në gjysmëfinale me rezultat të përgjithshëm 2-1 me mapa.
FOI COM EMOÇÃO, FOI COM DOR E COM GARRA, MAS ESTAMOS DE VOLTA A UMA FINAL EM PALCO INTERNACIONAL!
O elenco é forte, os meninos são resilientes e eles estão preparados pra trazer o troféu pra casa. Obrigado a quem empurrou e nos vemos amanhã!
VAMOS! 🔵⚪️ #EuSouLIQUID pic.twitter.com/tn3phTj6Cx
— Team Liquid BR 🇧🇷 (@TeamLiquidBR) November 26, 2022
Ndërsa Liquid arriti që të dalë fitues ndaj ekipit w7m esports me rezultat të përgjithshëm 2-1 me mapa pas një ndeshje jo të lehtë.
Finalja e madhe ndërmjet Liquid dhe BDS do të zhvillohet nesër (e diel) duke filluar nga ora 15:00 dhe do të transmetohet në kanalin zyrtar të Rainbow6 në platformën Twitch.
Fituesi i këtij turneu do të marr me vete çmimin prej 200.000 dollarësh si dhe 375 pikë në renditjen globale. /Telegrafi/