Site icon Telegrafi

Liqeni i Radoniqit, vend ideal për të shijuar bukuritë e natyrës

Liqeni i Radoniqit është një liqe artificial në komunën e Gjakovës. I krijuar në vitet e 80-ta, ky liqen e mori emrin e fshatit i cili u përmbys për krijimin e tij.

Për herë të parë liqeni i Radoniqit ka filluar të mbushet me ujë në mars të vitit 1983, dhe furnizuesi kryesor i liqenit është lumëbardhi i Deçanit dhe lumi Përrua i Ratishës.

Liqeni i Radoniqit luan një rol të rëndësishëm për banorët e rajonit të Gjakovës, pasiqë urnizon me ujë rreth 214.000 banorë të qyteteve të Gjakovës dhe Rahovecit si dhe fshatrave përreth, e përveç furnizimit me ujë, ai përdoret edhe për ujitjen e rreth 10,500ha tokë.

Me një sipërfaqe prej 5.62 km2, Radoniqi zë vendin e dytë në Kosovë për nga sipërfaqja.

E përveç rëndësisë së madhe që ky liqen ka për banorët të cilët i furnizon me ujë të pijes, uji kristal i pastër i kombinuar me pasazhin e mrekullueshëm e bën këtë liqen një vend ideal për dikë që dëshiron të pushojë dhe të shijojë bukuritë e natyrës që janë përreth këtij liqeni./Telegrafi/

Exit mobile version