Telegrafi

Liqeni i Mitrovicës, një ndër zonat më të vizituara të qytetit

Liqeni i Mitrovicës

Liqeni në qytetin e Mitrovicës është një ndër vendet më të frekuentuara nga qytetarët e kësaj zone.

Ky liqen ofron mundësi për të shpenzuar kohë argëtuese me familjarë dhe shoqëri, shkruan Telegrafi.

Po ashtu në këtë zone gjenden dhe parqe lojrash për fëmijët.

Ideja për ndërtimin e një liqeni artificial në Mitrovicë ka ekzistuar kaherë, mirëpo vetëm në vitin 2012 Komuna e Mitrovicës në bashkëpunim me ministrinë e Pushtetit Lokal morrën vendim për ndërtimin e tij.

Puna për ndërtimin e këtij liqeni nisi në vitin 2013, ndërsa finalizimi i tij u bë në vitin 2017 me një donacion të BE-së.

Liqeni i Mitrovicës është një liqe artificial që ka gjatësi prej rreth 1.8 kilometrash, gjerësi deri në 150 metra dhe thellësi deri në 4 metra. Liqeni i Mitrovicës shtrihet në hapësirën përgjatë rrjedhës së lumit Ibër në mes Mitrovicës dhe mes disa fshatrave. /Telegrafi/