Site icon Telegrafi

Liqeni mëson njërin prej tre kundërshtarëve në ‘Main Round’

Skuadra kampione e Kosovës në futsall, FC Liqeni ka mësuar njërin prej tre kundërshtarëve të fazës “Main Round” në Ligën e Kampionëve.

horti i hedhur sot në Nyon, e ka vendosur kampionin e Kosovës në Grupin 6, e ku për kundërshtar do ta ketë kampionin e Bjellorusisë, FC Stalista, si dhe fituesit e grupeve B dhe E të fazës paraeliminatore.

Në Grupin B të fazës parakualifikuese janë JB Futsal Gentofte (Danimarkë), Fortuna Wiener Neustadt (Austri), PYF Saltires (Skoci) dhe Amigo Northwest (Bullgari), derisa në Grupin E bëjnë pjesë Piast Gliwice (Poloni), Doukas (Greqi), Nistru Chişinău (Moldavi) dhe Technion Haifa (Izrael).

Ndeshjet e fazës ‘Main Round” do të zhvillohen prej 25 deri më 30 tetor, në Pallatin e Sportit në Prishtinë.

Exit mobile version