Site icon Telegrafi

Lippi trajner i kësaj kombëtareje

Ish trajneri i Italisë, Marcello Lippi, është drejt rikthimit në Kinë, kësaj radhe si trajner i kombëtares.

Trajneri 68-vjeçar, që fitoi Kupën e Botës në vitin 2006 ka qenë pjesë e klubit të njohur kinez Guangzhou Evergrande ku fitoi titujt mes viteve 2012 dhe 2014.

Ai po ashtu fitoi edhe Kupën në vitin 2011 dhe Ligën e Kampionëve të Azisë në vitin 2012-13.

Në anën tjetër ka fjalë që mund të kthehet edhe në klubin ku ishte dhe tashmë ka marrëveshje me Guangzhoun, sipas Corriere dello Sport.

Por në njërën anë ish punëdhënësit e tij i kanë dhënë dritën e gjelbër që ai të bashkohet edhe me kombëtaren kineze.  /Telegrafi/

Exit mobile version