Telegrafi

Lionel Scaloni zbulon arsyet e humbjes së Argjentinës nga Arabia Saudite

Përzgjedhësi i Argjentinës, Lionel Scaloni u shfaq në sallën e shtypit pas disfatës ndaj Arabisë Saudite me rezultat 2-1.

Ai ua ka bërë të çartë lojtarëve se tani duhet të mendojnë për Meksikën, që është ndeshja e tyre e dytë.

“Nuk ka zgjidhje tjetër veçse të ngrihemi dhe të ecim përpara. Nuk duhet të analizojmë më shumë, pasi sot është një ditë e trishtuar, por duhet të ngresh kokën dhe të vazhdosh”.

“Ne e dinim se si luante Arabia. E përgatitëm lojën duke ditur se ata dolën me një mbrojtje të avancuar. Pozitat jashtë loje ishin me milimetra”, ka thënë Scaloni.

“Golat erdhën në minutat 48 dhe 51, nuk e kthyen lojën për arsye fizike. Do të shohim raportin mjekësor, por në parim shumica e lojtarëve janë mirë”.

“Pjesa e parë mendoj se ishte e gjitha e jona, por një gol mund të ndryshojë gjithçka. Do t’i analizojmë më me qetësi ndeshjet e golat e të tyre”.

“Ne vazhdojmë të mendojmë në të njëjtën mënyrë. Para ndeshjes ata na dhanë si favoritë, por në një Botëror këto gjëra mund të ndodhin. Duhet të punojmë në aspektet që nuk shkuan mirë”, ka përfunduar Scaloni. /Telegrafi/