Telegrafi

LinkedIn njeh Kosovën

Të gjithë përdoruesit nga Kosova të këtij rrjeti që nga tani mund të ndryshojnë profilin e tyre dhe të vendosin si lokacion Kosovën. Ky ndryshim në LinkedIn vjen pas organizimit të peticionit në change.org me iniciativë të Uranik Begut dhe nënshkruar nga shumë përdorues të këtij rrjeti social./Telegrafi/