Telegrafi

LinkedIn ka 300 milionë përdorues të regjistruar

Synimi i LinkedIn është që të krijojë mundësi ekonomike për 3.3 miliardë njerëz, fuqi punëtore, mirëpo deri më sot, faqja ka arritur që ta përmbush vetëm 9 për qind të misionit të saj.

Në tremujorin e katërt të vitit, LinkedIn ka thënë se ka arritur në 193 milionë vizitorë unik në faqe, ndërsa 48 milionë prej tyre e kanë vizituar faqen SlideShare.

Në të njëjtën kohë, 41 për qind e trafikut në LinkedIn ka ardhur nga pajisjet mobile. Faqja ka thënë se trafiku mobil ka gjeneruar 15 milionë shikime të profileve, 1.45 milionë aplikime për punë në baza ditore, në një shtrirje prej 200 vendesh. / Telegrafi /