Telegrafi

LinkedIn arrin shifrën 100 milionë anëtarë

“Ne tash po rritemi gradualisht me rreth një milion anëtarë të rinj të LinkedIn në javë, ka shkruar drejtori ekzekutiv Jeff Weiner në blogun e kompanisë, që do të thotë se në çdo sekondë këtij rrjeti i bashkohet më shumë se një profesionist.

Me bazë në Mountain View të Kalifornisë, LinkedIn zyrtarisht është themeluar në maj të vitit 2003. Ndërsa më shumë se gjysma e anëtarëve, gjegjësisht rreth 56 milionë, gjenden jashtë SHBA-ve. Nga kompania kanë thënë se rritja më e shpejtë vërehet në Brazil, Meksikë, Indi dhe Francë.

Sa i takon përshkrimit të punës, LinkedIn mes tjerash ka njoftuar se ka 997.000 arsimtarë, 1.030 dizajnerë çokollate, 74 imitues të Elvis Presleyt etj. /Telegrafi/