Gjithkujt i ndodh të kalojë një periudhë të vështirë me stres, depresion, mungesë vetëbesimi dhe është edhe i gatshëm për t’u dorëzuar, gjë që i ndodhi edhe Jesse Lingardit.
Pas kësaj ai e gjeti ngushëllim te shishet e mbushura me alkool, ndërsa karriera e tij në futboll po shkonte teposhtë.
28-vjeçari i Manchester United, i cili fazën e dytë të sezonit të kaluar shkëlqeu me West Ham (9 gola), rrëfen momentet e vështira për Daily Mail.
“Doja të largohesha nga Anglia. Jo të ikja në Spanjë, por në Kinë ose Arabinë Saudite, në një vend ku do të isha larg vëmendjes dhe mund të përqendrohesha vetëm te futbolli”.
“Kisha marrë shumë ofendime në rrjetet sociale, isha i dëshpëruar”.
“Në një moment, vëllai im më tregoi disa video të viteve të kaluara, dhe më bindi të qëndroja në Angli”.
“I thashë vetes se mund t’ia dilja. Ishte e vështirë dhe e rëndë, depresioni po më largonte nga futbolli. Konsumoja shumë alkool, ishte një periudhë realisht shumë e vështirë“, ka kujtuar Lingard i cili është kthyer te Manchester United. /Telegrafi/