Manchester United ka njoftuar se Jesse Lingard është infektuar me COVID-19.
Përmes një njoftimi për media, Djajtë e Kuq kanë bërë të ditur se anglezi ka testuar pozitv me coronavirus, por gjendja e tij është e mirë.
“Fatkeqësisht, Jesse Lingard nuk është i disponueshëm (ndaj Everton) pasi rezultoi pozitiv me COVID-19. Ai po izolohet në përputhje me Udhëzimet e Qeverisë dhe Premier League”, thuhet në komunikatën e klubit anglez.
Wishing you a safe and speedy recovery, @JesseLingard ❤️#MUFC
— Manchester United (@ManUtd) August 7, 2021
Megjithatë lajm i mirë për Man Utd është rikthimi i disa futbollistëve kryesor të cilët janë rikthyer nga lëndimet.
Bruno Fernandes, Paul Pogba, Harry Maguire, Fred, Scott McTominay dhe Luke Shaë të gjithë mund t’i bëjnë paraqitjet e tyre të para sot pas rikthimit nga pushimet, por Sancho nuk do të përfshihet.
Klubi anglez ka konfirmuar se Anthony Martial, Luke Shaë dhe Harry Maguire do të startojnë sot ndaj Everton. /Telegrafi/