Telegrafi

Linfield kryen stërvitjen, thonë se janë në pritje të vendimit nga UEFA

Ndeshja e sotme në Ligën e Kampionëve mes Dritës dhe Linfield është shtyrë pas vendimi të marrë nga autoritetet zvicerane, kur një lojtar i klubit tonë doli pozitiv me COVID-19.

Vendimi u morë pasi një lojtar i dytë i Dritës, Hamdi Namani, ka rezultuar pozitiv me COVID-19, ndërsa më parë Fidan Gërbeshi, ishte ai që ishte testuar pozitiv.

Klubi i Linfield ka mbajtur një stërvitje sot, në stadiumin ku ka pasur të zhvillohet ndeshja.

 

Klubi nga Irlanda e Veriut ka shkruar në faqen zyrtare që është në pritje të vendimit final nga Komisioni Disiplinor i UEFA-s.

UEFA pritet ta merr vendimin në përputhje me Rregulloren e Ligës Së Kampionëve të UEFA-s 2020/21, që ishte miratuar nga Komiteti Ekzekutiv i UEFA javën e kaluar”. /Telegrafi/