Telegrafi

Lineker: Vajtova për Ranierin, vajtova për futbollin dhe klubin tim

Lineker njihet për deklaratat e tij

Gary Lineker është mërzitur shumë me vendimin e ish-klubit të tij, Leicester Cityt për shkarkimin e trajnerit Claudio Ranieri.

Ranieri ishte trajneri i cili i bëri të gjithë tifozët e Leicesterit të bëjnë ëndrrën realitet dhe të shohin skuadrën e tyre të zemrës teksa ngritin lart trofeun e Ligës premier.

Megjithatë, titulli i parë dhe i vetëm në histori të klubit nuk i ndihmoi trajnerit italian, i cili u shkarkua pa mëshirë nga drejtuesit e klubi.

Lexo po ashtu Ranieri u shkarkua pas ankesave të futbollistëve te bordi drejtues i klubit

Shkarkimin e Ranierit e kanë kritikuar shumë fytyra të njohura të futbollist anglez dhe evropian, dhe njëri ndër ta është ish-futbollisti i ‘Dhelprave’, Lineker, i cili është mbushur me lot kur ka kuptuar shkarkimin e italianit.

“Unë derdha lot natën e kaluar – derdha lot për Claudion, kam derdhur lot për futbollin dhe derdha lot për klubin tim”, ka thënë ish-sulmuesi i Leicester për BBC Radio Four.

“Është e pashpjegueshme për mua, kjo është e pashpjegueshme për shumë fansa të futbollit që e duan këtë lojë”, përcjell Telegrafi.

Lexo po ashtu Zyrtare: Leicesteri largon trajnerin që ua fitoi titullin dhe i kaloi grupet e Ligës së Kampionëve

“Unë mendoj se ju mund ta shpjegoni atë në kushtet e një vendim paniku, por për mua [ishte] një vendim i gabuar dhe kjo është shumë trishtuese”, përfundoi Lineker.

Ndryshe, Leicester do të luaj ndeshjen e parë pa Ranierin në shtëpi kundër Liverpoolit të hënën e 27 shkurtit, ndeshja kjo që mendohet të jetë fillim i ri për ‘Dhelprat’. /Telegrafi/