Gary Lineker është mërzitur shumë me vendimin e ish-klubit të tij, Leicester Cityt për shkarkimin e trajnerit Claudio Ranieri.
Ranieri ishte trajneri i cili i bëri të gjithë tifozët e Leicesterit të bëjnë ëndrrën realitet dhe të shohin skuadrën e tyre të zemrës teksa ngritin lart trofeun e Ligës premier.
Megjithatë, titulli i parë dhe i vetëm në histori të klubit nuk i ndihmoi trajnerit italian, i cili u shkarkua pa mëshirë nga drejtuesit e klubi.
Shkarkimin e Ranierit e kanë kritikuar shumë fytyra të njohura të futbollist anglez dhe evropian, dhe njëri ndër ta është ish-futbollisti i ‘Dhelprave’, Lineker, i cili është mbushur me lot kur ka kuptuar shkarkimin e italianit.
“Unë derdha lot natën e kaluar – derdha lot për Claudion, kam derdhur lot për futbollin dhe derdha lot për klubin tim”, ka thënë ish-sulmuesi i Leicester për BBC Radio Four.
“Është e pashpjegueshme për mua, kjo është e pashpjegueshme për shumë fansa të futbollit që e duan këtë lojë”, përcjell Telegrafi.
“Unë mendoj se ju mund ta shpjegoni atë në kushtet e një vendim paniku, por për mua [ishte] një vendim i gabuar dhe kjo është shumë trishtuese”, përfundoi Lineker.
Ndryshe, Leicester do të luaj ndeshjen e parë pa Ranierin në shtëpi kundër Liverpoolit të hënën e 27 shkurtit, ndeshja kjo që mendohet të jetë fillim i ri për ‘Dhelprat’. /Telegrafi/