Poezi nga: Bella Hamvas
Përktheu: Ali Olloni
Lugina ngushtohet, dhe shtegtarëve
nga një vend i largët u duhet
të kalojnë nëpër një qafë mali.
Ka shumë shtegtarë, duken
tregtarët,
ka shumë tregtarë, duken
cubat,
ka shumë cuba, duken
policët,
për hir të mbrojtjes së policëve
duken nëpunësit,
për hir të mbrojtjes së nëpunësve
duken ushtarët
ka shumë ushtarë, shfaqen
laviret,
për hir të lartësimit të lavireve
u dukën poetët.
/Telegrafi/