Site icon Telegrafi

Lindi një foshnje me katër këmbë, katër krahë dhe dy fytyra në Indi

Historia e dhimbshme vjen nga India, ku 38-vjeçarja Rama Devi u dërgua me urgjencë në një spital rural kur ajo filloi lindjen.

Megjithatë, mjekët u tronditën kur kuptuan se foshnja kishte lindur me një trup tjetër që nuk ishte zhvilluar plotësisht.

Ky çrregullim bëri që foshnja të kishte katër krahë, katër këmbë dhe dy fytyra dhe ajo vdiq vetëm pesë orë pas lindjes.

Thuhet se kjo gjendje është aq e rrallë saqë mbetet pa emër. Mbetet e paqartë saktësisht se si ka vdekur fëmija ndonëse pretendohet se ai nuk ka mundur ta konsumojë vetë qumështin.

Kur Rama lindi, stafi mjekësor ka mbetur pa fjalë, ndaj e kanë nxjerrë menjëherë foshnjën nga dhoma.

Burri i nënës, Ramhal, është shprehur e habitur pasi ka mësuar gjendjen e fëmijës. Edhe pse lindja ishte normale, ajo ndodhi në një rajon rural ku gratë rrallë bëjnë kontrolle para lindjes.

Kjo mund të shpjegojë pse çrregullimi u zbulua kaq vonë, raporton dailymail.

Edhe pse nuk është e qartë nëse një rast i ngjashëm është parë më parë, disa forma të tjera jashtëzakonisht të rralla të binjakëve të bashkuar janë raportuar në Indi dhe vendet përreth.

Nëntorin e kaluar, një grua 30-vjeçare indiane lindi një djalë me katër krahë dhe katër këmbë. Në Indonezi, binjakët lindin të bashkuar në legen, me tre këmbë, katër krahë dhe një organ seksual. /Telegrafi/

Exit mobile version