Site icon Telegrafi

Lind një teori e komplotit në botëror: Rusët humbën qëllimisht nga Uruguai!

Rusia ka pësuar humbje në takimin e fundit të grupit A të kampionatit botëror.

Rusët kanë humbur kundër kombëtares së Uruguait me rezultat të thellë prej 3-0, e cila gjë i kushtoi të renditet në vendin e dytë të grupit.

Por, së fundi po qarkullon në mediat e huaja se kombëtarja ruse ka humbur qëllimisht kundër uruguaianëve.

Luis Suarez (Getty Images)

E gjithë kjo bazohet në golin e Luis Suarezit nga gjuajtja e lirë, ku një lojtar rus i “pastron murin” dhe sulmuesi një gol të bukur.

Por, nëse këtë e kanë bërë që t’i shmangen ballafaqimit me Spanjën në të 1/16 e finales, atëherë kanë gabuar pasi që pikërisht me spanjollët do të takohen në këtë fazë të kampionatit.

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet rreth botërorit

Ndërkohë, Spanja ka barazuar me Marokun me rezultat 2-2, ashtu sikurse Portugalia kundër Iranit, 1-1, e cila gjë ka bërë që spanjollët të takohen me rusët ndërsa portugezët me Uruguain.

Për më tepër shikoni videon e më poshtme he vlerësojeni vetë këtë situatë të pazakontë. /Telegrafi/

Exit mobile version