Në hulumtim kanë marrë pjesë mbi 45 mijë femra, ndërsa femrat të cilat kishin ngrënë gjysmë frute limon, çdo të dytën ditë, kishin qenë të rrezikuara në 30% të rasteve nga karcinoma e gjirit.
Supozohet që përbërësit e limonit e rritin aktivitetin e enzimës CYP3A4, të njohur edhe si “cytochrome p450 3A4”, metabolitët e së cilës luajnë një rol të rëndësishëm në karcinogjenezë. Në rastet me kancer të gjirit është gjetur një sasi e madhe e kësaj enzime në indin e gjirit.
Megjithatë studime të tjera e kundërshtojnë lidhshmërinë eventuale ndërmjet përdorimit të limonit dhe karcinomës së gjirit, kështu që u mbetet studimeve më të reja të vendosi për përdorimin e kësaj frute nga gratë.