Site icon Telegrafi

Limaj i viziton shqiptarët në veri të vendit, ua premton kujdesin e shtetit

Lideri i Nismës për Kosovën, Fatmir Limaj sot ka vizituar shqiptarët në veri të Kosovës.

Ai ka bashkëbiseduar me qytetarët e fshatrave të Cerajes, Koshtovës e Vllahisë.

Limaj me këtë rast u ka premtuar kujdesin e shtetit, sepse siç tha ai, ata janë të harruar deri më tash.

Ai po ashtu ka premtuar investime të fuqishme në bujqësi dhe blegtori në atë pjesë.

Kujtojmë se partia e Limajt ka hyr në koalicion me PDK-në e Kadri Veseli dhe Aleancën për Ardhmërinë e Kosovës, koalicion ky që në garë për Kryeministër ka Ramush Haradinajn.

Vendi shkon në zgjedhje më 11 qershor, pasi Qeveria ‘Mustafa’ u rrëzua në Parlament përmes mocionit të opozitës.

Exit mobile version