Kryetari i Nismës për Kosovën, Fatmir Limaj, ka komentuar një vizitë të tij ditë më parë në veri të vendit. Limaj ka thënë se nuk frikësohet nga Serbia dhe udhëheqësit e saj.
Limaj, i cili në luftë mbante nofkën “Komandant Çeliku”, ka thënë se nuk ka kurrfarë ndjenje inferioriteti në raport me Serbinë.
“Në luftë i kam mundur dhe nuk kam kurrfarë kompleksi ndaj tyre”, ka thënë Limaj transmeton ‘Indeksonline’.
Në një tubimin zgjedhor me qytetarët e Prishtinës ai ka shtuar: “Pavarësisht zhgënjimeve që mund t’i keni, mos e shani shtetin”!