Site icon Telegrafi

Limaj në Podujevë: Mos u lidhni në emër të partisë që keni zgjedhur deri më tani

Kreu i Nismës, Fatmir Limaj, ka vizituar sot Podujevën, ku ka prezantuar deputetët e Nismës dhe ka folur për planet e kësaj për partie për ngritjen e mirëqenies në vend.

“Ka ardhur koha qe njerëzit e këtij vendi të vendosin se nga po e cojnë Kosovën”, ka filluar fjalimin e tij kreu i Nismës në qytetin llapjan.

Ai ka thënë se gjendja e vendit është shumë e paqëndrueshme, anemike e si e tillë duhet t’i jepet fund.

“Për 4 vite ne si subjekt politik kemi pasur rastin të takohemi me të gjitha shtresat e qytetarëve tanë në Kosovë. Jemi takuar me bujq, njerëz pa të ardhura, pensionistë, me një objektivë, për t’i dëgjuar nevojat e tyre, dhe nga to të ndërttojmë një paketë sociale se cfarë duhet të bëjë Nisma”, ka thënë Limaj

“Nuk i kemi 40-50 pika, por i kemi 4-5, më esencialet për vend, duke përmendur vetëpunësimin si një nga to”, ka shtuar më tej kreu i Nismës.

Limaj, pranë të rinjve të Podujevës, ka shpjeguar se ata nuk duhet votojnë në emër të ideologjisë tradicionale partiake, por të votojnë atë për të cilin kanë besim.

“Mos pranoni premtime të rrejshme prej 20-30 mijë vende të reja të punës në Podujevë”, ka thënë Limaj në Nisma.

Ai u ka kërkuar të rinjve të mos zgjedhin të votojnë partitë që deri më tani kanë marrë votat e këtij qyteti, duke iu thënë‘Mos u lidhni për emër të partisë, por për emra të atyre që besoni se do të zgjedhin problemet tuaja’.

Exit mobile version