Telegrafi

Limaj: Kupa e Botës po i rrëshqet nga duart kombëtarëve të Evropës

Fatmir Limaj ka folur në lidhje me zhvillimet e fundit në Kupën e Botës “Rusia 2018”.

Faza e grupeve ka përfunduar në Kampionatin Botëror “Rusia 2018”, ku tashmë janë mësuar edhe çiftet në 16-tën e finales.

Megjithatë, zëvendës-kryeministri i Kosovës, Limaj, e sheh Kupën e Botës teksa i rrëshqet nga duart kombëtareve evropiane dhe nuk beson se dikush nga kontinenti i vjetër do ta fitojë trofeun.

Limaj këto deklarata i ka bërë në emisionin e njohur Dueli Botëror në RTV Dukagjini, i cili udhëhiqet nga Arta Nitaj dhe Fisik Zymi.

“Problemi te Gjermania është se lojtarët e saj janë ngopur. Unë Gjermaninë e shoh të ngopur”, ka thënë fillimisht zëvendës-kryeministri i Kosovës për emisionin Dueli Botërorit në RTV Dukagjini.

“Ka mundur të kualifikohet nga grupet, por të rrëzohet në fazën e ardhshme, pasi janë të ngopur, trajneri dhe lojtarët”.

“Ndoshta ekspertët e dinë më mirë, por unë po e shoh Kupën e Botës duke i rrëshqitur Evropës nga duart. Është duke iu larguar dorës së Evropës”.

“Sa po e shoh në këtë kampionat, ku nuk e kemi Holandën, Italinë, Gjermania iku, as kjo Angli nuk bind, më e mira nga Evropa më duket Suedia, por po e shoh Kupën e Botës duke ikur nga duart e evropianëve”, përfundoi Limaj. /Telegrafi/  

https://www.youtube.com/watch?v=Dhagysb1aBk