Site icon Telegrafi

Limaj: Haradinaj, besimin e qytetarëve do ta kthejë në qeveri reformatore

Lideri i NISMA-s për Kosovën, Fatmir Limaj ka thënë se koalicioni PDK-AAK-NISMA e ka një obligim, i cili sipas tij është për t’ia dhënë një mundësi Kosovës, pas dhënies së besimit nga qytetarët e Kosovës më 11 qershor.

E i nominuari për kryeministër nga ky koalicion, Ramush Haradinaj, sipas Limajt, këtë besim do ta kthej në qeveri reformatore bashkë me partnerët e tij.

“Ngjallja e shpresës e këtij koalicioni le të shërbejë si përgjegjësi, detyrë dhe obligim për kryeministrin e ardhshëm dhe partnerët që ta ndryshojnë atdheun tonë. Në rrugën tonë të ndryshimit, të ndërtimit, të marrjes së besimit të qytetarëve, le të bashkohemi të gjithë dhe të mbajmë fjalën për një Kosovë të dinjitetshme, ku të gjithë do të ndihen krenarë që i takojnë këtij vendi”, ka thënë Limaj në hapjen e fushatës zgjedhore të këtij koalicioni në Prishtinë.

“Me besim e shpresë, me fjalën e dhënë qytetarëve do të shkojmë drejt sfidave të reja, vendimeve për të ndryshuar Kosovën”, ka thënë më tej Limaj. /Telegrafi/

Exit mobile version