Lille ka triumfuar në udhëtim te Paris Saint-Germain në ndeshjen derbi të vlefshme për javën e 31-të në Ligue 1.
Parisienët janë mposhtur në shtëpi dhe kanë lëshuar pozitën e parë në tabelë, pikërisht nga fituesit e sotëm, Lille, i cili bëhet lider i ri.
Pjesa e parë e ndeshjes u karakterizua me dominim të vendasve, por edhe përkundër rasteve nuk arritën të gjejnë golin, të cilin e gjeten vetëm mysafirët.
Goli i vetëm në këtë pjesë erdhi në minutën e 20-të dhe ishte Jonathan David, i cili shënoi për 0-1.
⏸ Solid stuff from our lads in that opening 45. @itsJoDavid's strike has us a goal to the good. #PSGLOSC pic.twitter.com/YBj4b2dq1a
— LOSC (@LOSC_EN) April 3, 2021
Në pjesën e dytë, Mauricio Pochettino bëri shumë ndryshime në tentim për ta rikthyer rezultatin dhe rriti sulmet drejt portën kundërshtare.
Megjithatë, edhe përkundër rasteve të shumta nuk arritën ta gjejnë golin dhe Lille mori në fund një fitore të madhe 0-1.
Në minutat shtesë, gjyqtari ndëshkoi me të kuq Neymarin dhe Tiago Djalo për shkak të sjelljeve jo-sportive.
𝐏𝐮𝐫𝐞 𝐉𝐨𝐲 ❤️ #PSGLOSC pic.twitter.com/JP3Kvbg1lI
— LOSC (@LOSC_EN) April 3, 2021
Pas kësaj fitore, Lille kalon në pozitën e parë me 66 pikë apo tri më shumë se PSG në vendin e dytë.
Në ndeshjen e radhës, PSG luan në udhëtim te Strasbourg, ndërsa Lille udhëton te Metz. /Telegrafi/
https://twitter.com/ElForastero1982/status/1378369567660122125