Edon Zhegrova ka pësuar një lëndim ditën e sotme.
Sulmuesi nga Kosova e ka nisur si titullar duelin me Montpellier për skuadrën e tij Lille.
Por qëndrimi i prishtinasit në fushë nuk ka mundur të jetë më shumë se 36 minuta lojë.
Reprezentuesi kosovar u largua nga loja pas një zgjatje të muskulit dhe lëshoi me dhimbje takimin.
Pas këtij lëndimi mbetet të shihet se sa do të mungojë Zhegrova, por grumbullimi i tij me Kosovën është në pikëpyetje për ndeshjet e muajit shtator.
Lille fitoi këtë sfidë me rezultat 1-3 dhe është ngritur në pozitën e pestë në tabelë me 10 pikë. /Telegrafi/
35e : Adam fait son entrée en jeu sous le maillot lillois suite à la blessure de Zhegrova, allez Adam 🤲🏼🔴⚪️ pic.twitter.com/U5wu2Jk2Z6
— 📲 Adam Ounas (@OunasTeam) September 4, 2022