Ylli i Paris Saint-Germain, Neymar dhe ai i Marseille, Alvaro Gonzalez nuk do të dënohen nga Komisioni Disiplinor i LFP në lidhje me ngjarjen e ndodhur në Klasiken Franceze të javës së tretë në Ligue 1.
Neymar dhe Gonzalez patën jo pak fërkime në derbin e zjarrtë francez, ku pas shumë goditjeve dhe sharjeve, në fund braziliani u përjashtua me të kuq.
Ylli brazilian pritej ta merrte një dënim të madh pas goditjes ndaj Gonzalezit, por në fund u dënua vetëm me dy ndeshje mos-lojë.
Megjithatë, lënda e këtyre dy lojtarëve shkoi në Komisionin Disiplinor shkaku që dyshohej për abuzime racore nga Neymar, por edhe nga Gonzalez.
Por, Ligue 1 ka njoftuar se asnjëri nga lojtarët nuk do të përballen me masa disiplinore pas hetimit të tyre.
🧐 On connaît la décision de la Commission de Discipline concernant Alvaro Gonzalez et Neymar #PSGOMhttps://t.co/T24Oim0llT
— Ligue 1 Uber Eats (@Ligue1UberEats) September 30, 2020
As Neymar dhe as Gonzalez nuk do të përballen me masa disiplinore pas hetimit të Ligue 1 për sjelljen e tyre gjatë PSG-Marseille më 13 shtator.
“Pasi shqyrtoi çështjen, dëgjoi lojtarët dhe përfaqësuesit e klubeve, Komisioni vëren se nuk ka prova të mjaftueshme bindëse për ta lejuar atë të përcaktojë materialitetin e fakteve të deklaratave të një natyre diskriminuese nga Gonzalez kundër Neymar gjatë takimit dhe as të Neymar drejt Gonzalez”, thuhet në njoftimin e Komisioni Disiplinor. /Telegrafi/