Site icon Telegrafi

Ligue 1 gati planin: 17 qershor fillojnë, 25 korrik mbyllet

Ligue 1 mund të kthehet të vazhdojë edicionin 2019\2020 më 17 qershor, pasi kështu të paktën mendojnë drejtuesit e këtij kampionati. 

L’Equipe shkruan të hënën se klubet pritet të luajnë çdo tri ditë për të pasur kohë të mjaftueshme që të zhvillohet dhe play-off për rënie dhe promovim në ligë.

Plani do tua mundësojë skuadrave të garojnë edhe në Evropë, me ndeshjet evropiane që pritet të zhvillohen deri në gusht.

Në Ligue 1 ndeshja e fundit është luajtur më 16 mars dhe që atëherë është pezulluar.

Liga e Futbollit Profesionist të Francës (LFP) ka konfirmuar që synimi është të vazhdohet më 17 qershor, por ende nuk ka vendim se a do të lejohen shikuesit.

Finalja e Kupës së Francës pritet të luhet më 27 qershor, kurse finalja e Ligës më 11 korrik.

Kampionati pritet të përfundojë me 25 korrik. /Telegrafi/

Exit mobile version