Site icon Telegrafi

Ligat evropiane, kundër ndryshimeve në Ligën e Kampionëve

European Professional Football League kundërshton me forcë ndryshimet e pësuara në Ligën e Kampionëve, ndryshime që kanë garantuar pjesëmarrjen e përhershme të 4 skuadrave të para të kampionateve më të rëndësishme të kontinentit të vjetër.

Drejtuesit e organizatës që përfaqëson të gjitha kampionatet në Europë kanë deklaruar se do të luftojnë kundër këtyre ndryshimeve dhe në këtë betejë janë edhe drejtuesit e Premier Leagues angleze dhe ata të La Ligës spanjolle.

Sipas presidentit të EPFL, Lars Christer Olsson po krijohen kushtet për krijimin e një lige të kufizuar vetëm te skuadrat elitë në të ardhmen. Sipas tij klubet e mëdha po përdorin vakuumin në rregulloren e UEFA-s për të bërë propozime të tilla.

Olsson deklaroi gjithashtu se anëtarët e UEFA-s tashmë kanë nisur të bëjnë presionin mbi këtë institucion dhe se ai pret zhvillime të reja pas mbledhjes që UEFA do të mbajë më 21 tetor.

Ai shtoi se organizmi që ai drejton do të protestojë në një mënyrë tjetër nëse UEFA nuk merr parasysh kërkesën në drejtim të saj. Olsson theksoi se në të ardhmen kalendarët e kampionateve mund të përfshijnë ndeshje që do të luhen në mbrëmjet e Ligës së Kampionëve.

Exit mobile version