Sulmuesi anglez, Jamie Vardy është zgjedhur futbollisti më i mirë i vitit në Angli.
Ka qenë vetë federata angleze e futbollit që i ka dhënë çmimin si lojtari më i mirë i vitit Vardyt.
Reprezentuesi i Anglisë ka pasur paraqitje të jashtëzakonshme këtë edicion duke shënuar 24 gola, ndërsa ka dhuruar edhe 11 asistime.
Ndërkohë më parë shoqata e gazetarëve sportivë ia kishte dhuruar çmimin e futbollistit të vitit Ryiad Mahrez, një tjetër lojtar nga Leicester City.
Kujtojmë që kampionët e ri të Anglisë, Leicester City ndeshjen e fundit në Ligën Premier për edicionin 2015/16 do ta luajnë në Londër përballë Chelseat. /Telegrafi/