Vorm ka në ballë të tij një bashkëlojtar tjetër, Ashley Williams. Ky i fundit shoqërohet në qendër të mbrojtjes së javës nga belgu Thomas Vermaelen, i cili me t’u rikthyer nga lëndimi ka filluar të tregojë sa i ka munguar Arsenalit.
Arsenali dominon ekipin më të mirë të javës në kampionatin anglez. Përveç Vermaelen në ekip janë edhe mesfushori i Topçinjve, Michael Arteta, ndërsa as kësaj here nuk mungon kapiteni i ekipit, Robin van Persie.
Frank Lampard u tregua vendimtar në fitoren e Chelseat ndaj Blackburn duke shënuar golin e vetëm të ndeshjes dhe as ky nuk mungon në formacion.
Në vazhdim 11-shja më e mirë e javës në Ligën Premier e zgjedhur nga mediat angleze:
Portier: Michel Vorm (Swansea City)
Mbrojtës: Joe Riley (Bolton Wanderers); Thomas Vermaelen (Arsenal); Ashley Williams (Swansea City); Ryan Taylor (Newcastle United)
Mesfushorë: Chris Eagles (Bolton Wanderers); Mikel Arteta (Arsenal); Frank Lampard (Chelsea); David Silva (Manchester City)
Sulmues: Gabriel Agbonlahor (Aston Villa); Robin van Persie (Arsenal)
Formacioni 4-4-2
Vorm
Riley – Vermaelen – Williams – Taylor
Eagles – Arteta – Lampard – Silva
Agbonlahor – Van Persie
/Telegrafi/