Holandezi ka në krah një tjetër sulmues shtatlartë, Peter Crouch, i cili depërton në ekipin më të mirë të javës falë golit të barazimit ndaj Manchester United.
Edhe pse pranoi tre gola, portieri i Boltonit, Jussi Jaaskelainen mbrojti një varg rastesh të tjera duke parandaluar ekipin nga një disfatë e thellë, për të depërtua në mesin e më të mirëve të javës.
Edhe pse ishte Demba Ba, ai i cili shënoi hat-trick, më meritori për fitoren 3-1 të Newcastle ndaj Blackburn ishte mesfusha, e drejtuar nga Cheik Tiote, i cili nuk mungon në formacion.
Në vazhdim 11-shja më e mirë e vikendit në Ligën Premier e zgjedhur nga Eurosport:
Portier: Jussi Jaaskelainen (Bolton Wandererers);
Mbrojtës: Phil Jones (Manchester United); James Collins (Aston Villa); Sylvain Distin (Everton); Jose Enrique (Liverpool)
Mesfushorë: Stewart Downing (Liverpool); Ramires (Chelsea); Cheik Tiote (Newcastle United); Gareth Bale (Tottenham Hotspur)
Sulmues: Robin Van Persie (Arsenal); Peter Crouch (Stoke City)
Formacioni 4-4-2
Jaaskelainen
Jones – Collins – Distin – Enrique
Downing – Ramires – Tiote – Bale
Van Persie – Crouch
/Telegrafi/