Fituesit e shpërblimeve, Gareth Bale dhe Jack Wilshere, janë përfshirë në Ekipin më të Mirë të Vitit të Ligës Premier të shpallur nga PFA, ekip ky që është dominuar nga lojtarët e Manchester United dhe Arsenal.
Mbrojtësi Bacary Sagna, kandidati për Lojtarin e Vitit, Samir Nasri, dhe Lojtari i Ri më i Mirë i Vitit, Wilshere, kanë qenë Topçinjtë e përfshirë në ekip.
Portieri i Manchester United, Van der Sar, është shoqëruar në ekip nga mbrojtësi Nemanja Vidic, anësori Louis Nani dhe sulmuesi Dimitar Berbatov, për të çuar në katër numrin e Djajve të Kuq pjesë e ekipit të zgjedhur nga vetë futbollistët.
Ekipi është ndërtuar i tëri nga lojtarë të pesëshes aktuale të tabelës së Ligës Premier: me Manchester Cityn që është i pranishëm me dy lojtarë (Carlos Tevez dhe Vincent Kompany), ndërsa Chelsea dhe Tottenham kanë nga një, Ashley Cole respektivisht Bale.
Më të mirët e Ligës Premier sipas PFA:
Portier: Edvin Van der Sar (Man Utd);
Mbrojtës: Backary Sagna (Arsenal), Ashley Cole (Chelsea), Nemanja Vidic (Man Utd), Vincent Kompany (Man City);
Mesfushorë: Louis Nani (Man Utd), Samir Nasri (Arsenal), Jack Wilshere (Arsenal), Gareth Bale (Tottenham);
Sulmues: Carlos Tevez (Man City), Dimitar Berbatov (Man Utd);
Formacioni 4-4-2:
Van der Sar
Sagna – Cole – Vidic – Kompany
Nani – Nasri – Wilshere – Bale
Tevez – Berbatov
Edhe ju lexues të dashur mund të jepni mendimin tuaj për formacionin më të mirë të vitit të Ligës Premier duke shkruar në hapësirën për komente. /Telegrafi/