Telegrafi

Liga Premier ua mundëson gjyqtarëve që të diskutojnë dhe të vendosin me kapitenët ndaljen e ndeshjes gjatë kohës së iftarit

Liga Premier do të inkurajojë të gjithë gjyqtarët përgjegjës për ndeshjet e mbrëmjes gjatë Ramazanit për të diskutuar mbi temën e agjërimit në takimin e tyre të kapitenëve para ndeshjes.

Gjyqtarët inkurajohen të flasin me kapitenët përpara fillimit në mënyrë që ndeshjet të mund të ndërpriten për të lejuar lojtarët myslimanë të prishin agjërimin në një kohë të përshtatshme.

Të hënën në mbrëmje, Leicester City dhe Crystal Palace ranë dakord para-ndeshjes me gjyqtarin Graham Scott që do të bëhej një pauzë në ndeshjen e tyre pas gjysmë ore për të lejuar Wesley Fofana dhe Cheikhou Kouyate të prishnin agjërimin e Ramazanit.

Kjo besohet se është hera e parë në historinë e Ligës Premier që një lojë është ndalur për të lejuar lojtarët myslimanë të hanë dhe pinë në mes të lojës, pasi të ketë perënduar dielli, në përputhje me rregullat e Ramazanit.

Gjithmonë ka qenë e mundur sipas rregullave të Ligës Premier që të ndodhë një pauzë në lojë, nëse të dy kapitenët e ekipit bien dakord para ndeshjes.

Sidoqoftë, gjyqtarët tani dëshirojnë që kjo të bëhet një standard diskutimi para-ndeshjes, e ngjashme me bisedimet nëse secila skuadër do të ulet në gju shkaku i racizmit.

Liga Premier është e prirur të sigurojë që çdo praktikuesi mysliman do t’i lejohet e njëjta mundësi në ndeshjet e ardhshme të mbrëmjes gjatë muajit të Ramazanit. /Telegrafi/