Jermaine Defoe shënoi dy gola për Tottenhamin për të ndëshkuar mbrojtjen e dobët të Fulhamit, dhe shoqërohet në sulm nga Luis Suarez i Liveproolit dhe Wayne Rooney i Manchester United.
Porta e javës mbrohet nga portieri i Spursave, Hugo Lloris, i cili ruajti rrjetën e paprekur gjatë vikendit të kaluar. Francezi shoqërohet në formacion edhe nga bashkëlojtari i tij, mbrojtësi Jan Vergonghen.
Pa u përfshirë në ekip nuk mund të ishte mesfushori i Swansea, Michu, i cili ishte i pandashëm nga mbrojtja e Arsenalit duke ndëshkuar Topçinjtë me dy gola të vonshëm në fitoren 2-0 të skuadrës së tij.
Në vazhdim 11-shja më e mirë e javës në ligën premier e zgjedhur nga mediat angleze:
Portier: Hugo Lloris (Tottenham)
Mbrojtës: Angel Rangel (Swansea) Sylvain Distin (Everton); Nathan Baker (Aston Villa); Jan Vertonghen (Tottenham)
Mesfushorë: Mohamed Diame (West Ham); Anthony Pilkington (Norwich); Michu (Swansea)
Sulmues: Luis Suarez (Liverpool); Jermain Defoe (Tottenham); Wayne Rooney (Man Utd).
Formacioni 4-3-3
Lloris
Rangel – Distin – Baker – Vertonghen
Diame – Pilkington – Michu
Suarez – Defoe – Rooney
/Telegrafi/