Site icon Telegrafi

Liga Premier: Topçinjtë shkëlqejnë në javën e parë të 2011-tës

Derisa Bacary Sagna dhe Johan Djorou rreshtohen në mbrojtjen më të mirë të javës, pasi francezi dhe zvicerani ndihmuan Arsenalin të ruajë rrjetën e paprekur, në anën tjetër Samir Nasri dhe Cesc Fabregas pushtojnë mesfushën e javës, pasi të dy treguan paraqitje dinamike, ndërsa francezi edhe shënoi gol në fitoren 3-0 kundër Birminghamit.

Fernando Torres është rikthyer në mesin e sulmuesve më të mirë të javës, pasi ndihmoi ekipin e tij të shënojë fitore ndaj Boltonit, që mund të jetë edhe një pikë kthyese për formën e spanjollit. Ai shoqërohet në sulm nga kapiteni i Cityt, Carlos Tevez, i cili edhe pse humbi penaltinë, arriti të tregojë një paraqitje energjike gjatë ndeshjes.

Porta e javës mbrohet nga një lojtar tjetër i Manchester Cityt, portieri Joe Hart, i cili bëri disa ndërhyrje vendimtare në fitoren minimale 1-0 ndaj Blackpool.

Më mposhtë më të mirët e javës së 21-të në Ligën Premier:

Portier: Joe Hart (Manchester City)

Mbrojtës: Bacary Sagna (Arsenal); Michael Dawson (Tottenham Hotspur); Johan Djourou (Arsenal); Leighton Baines (Everton)

Mesfushorë: Adam Johnson (Manchester City); Scott Parker (West Ham United); Cesc Fabregas (Arsenal); Samir Nasri (Arsenal);

Sulmues: Fernando Torres (Liverpool); Carlos Tevez (Manchester City)

Formacioni 4-4-2:

                        Hart

 Sagna – Dawson – Djourou – Baines

Johnson – Parker – Fabregas – Nasri

            Torres – Tevez

/Telegrafi/

Exit mobile version