Site icon Telegrafi

Liga Premier: Tevez – Suarez, sulmi më i mirë i javës

Argjentinasi shoqërohet në sulm nga njëshi i Liverpoolit, Luis Suarez, i cili shënoi një gol dhe detyroi Leighton Baines të shënojë autogol në barazimin 2-2 përballë Evertonit. Uruguaianit iu mohua edhe një gol tjetër në pjesën e dytë, i cili padrejtësisht u gjykua si i shënuar nga pozita jashtë loje.

Në mesfushë kësaj jave edhe një herë bie në sy emri i Juan Mata, i cili po dëshmon të jetë lojtari më i jashtëzakonshëm i sezonit. Spanjolli shënoi një gol të mahnitshëm nga gjuajtja e lirë dhe ishte i pandashëm edhe pse skuadra e tij, Chelsea, pësoi 3-2 nga Manchester United.

Mata shoqërohet në ekipin e javës edhe nga bashkëkombasi i tij, portieri i United, David De Gea, pasi ai bëri disa mbrojtje gjatë derbit të vikendit, përfshirë edhe një goditje me kokë nga Fernando Torres.

Në vazhdim 11-shja më e mirë e vikendit e zgjedhur nga mediat angleze:

Portier: David De Gea (Manchester United)

Mbrojtës: Bacary Sagna (Arsenal); William Gallas (Tottenham); Michael Turner (Norwich); Ben Davies (Swansea)

Mesfushorë: Wes Hoolahan (Norwich); Sandro (Tottenham); James McCarthy (Wigan); Juan Mata (Chelsea)

Sulmues: Luis Suarez (Liverpool); Carlos Tevez (Manchester City)

Formacioni 4-4-2

                        De Gea

   Sagna – Gallas – Turner – Davies

Hoolahan – Sandro – McCarthy – Mata

                 Suarez – Tevez
/Telegrafi/

Exit mobile version