Site icon Telegrafi

Liga Premier: Tevez rikthehet në formë

Sulmuesi argjentinas shënoi dy herë dhe asistoi në një gol tjetër për Yaya Toure, i cili po ashtu ia del të futet në 11-shen më të mirë javës. Tevez shoqërohet në sulmin e javës nga sulmuesi i Bolton Wanderers, Johan Elmander, i cili po ashtu shënoi dy herë në fitoren bindëse prej 5-1 ndaj Newcastle United.

Porta e javës mbrohet nga portieri i Birminghamit, Ben Foster, i cili iu mohoi disa raste të mira lojtarëve si Didier Drogba dhe Alex, për të ndihmuar ekipin e tij të shënojë fitore 1-0 ndaj Chelseat.

Gareth Bale edhe një herë arrin të depërtojë në më të mirët e javës, pasi ndihmoi Tottenhamin të rikthehet nga disavantazhi 2-0 për të mposhtur Arsenalin me rezultat 3-2.

Edhe pse u mposht, Arsenali arrin të gjejë një vend në më të mirët e javës, me kapitenin Cesc Fabregas që shkëlqeu në pjesën e parë të takimit të vikendit. Në formacion janë edhe dy ish-lojtarë të Arsenalit, William Gallas (tash te Tottenhami) dhe Kolo Toure (tash te Manchester City).

Në vazhdim më të mirët e javës së 14-të në Ligën Premier:

Portier: Ben Foster (Birmingham City)

Mbrojtës: Glen Johnson (Liverpool), William Gallas (Tottenham Hotspur), Kolo Toure (Manchester City), Patrice Evra (Manchester United)

Mesfushorë: Morten Gamst Pedersen (Blackburn Rovers), Yaya Toure (Manchester City), Cesc Fabregas (Arsenal), Gareth Bale (Tottenham Hotspur)

Sulmues: Carlos Tevez (Manchester City), Johan Elmander (Bolton Wanderers)

Formacioni i javës:

                        Foster

  Johnson – Gallas – Toure – Evra

Pedersen – Toure – Fabregas – Bale

              Tevez – Elmander
/Telegrafi/

Exit mobile version