Telegrafi

Liga Premier: Swansea, pushton sulmin e javës

Michu shënoi dy herë, ndërsa një tjetër gol për Swansea shënoi Pablo Hernandez, dhe që të dy rreshtohen në vijën e parë të fronit në ekipin e javës së zgjedhur nga mediat angleze.

Dyshja mbështeten në mesfushë edhe nga dyshja e famshme Frank Lampard dhe Gareth Bale. Mesfushori i Chelsea duket se po e rikthen formën e vjetër dhe po kalon një periudhë të shkëlqyeshme në sezonin e fundit me Blutë. Ai shënoi njërin nga golat e fitore 4-1 ndaj Wiganit, që ishte i nënti i tij në 14 ndeshje.

Jo më pak mahnitës në fundjavë ishte edhe mesfushori i Tottenhamit. Bale shënoi dy gola të bukur në fitoren 2-1 të Spurs ndaj Newcastle, për të marrë lëvdata dhe për t’u krahasuar me Cristiano Ronaldon.

Në vazhdim më të mirët e fundjavës në Ligën Premier:

Portier: Brad Guzan (Aston Villa)

Mbrojtës: Rafael (Manchester United); Bacary Sagna (Arsenal); Ciaran Clark (Aston Villa); Cesar Azpilicueta (Chelsea)

Mesfushorë: Jason Puncheon (Southampton); Frank Lampard (Chelsea); Charles N’Zogbia (Aston Villa); Gareth Bale (Tottenham)

Sulmues: Michu (Swansea City); Pablo Hernandez (Swansea City)

Formacioni 4-4-2
                             Guzan

  Rafael – Sagna – Clark – Azpilicueta

Puncheon – Lampard – N’Zogbia – Bale

               Michu – Hernandez
/Telegrafi/