Të hënën ndaj Swansea anglezi shënoi për të pestën ndeshje radhazi dhe udhëheq ekipin më të mirë të javës të zgjedhur nga Sky Sports.
Ai ndihmohet në mesfushë nga Aaron Ramsey i Arsenalit dhe Gylfi Sigurdsson i Tottenhamit, të cilët të dy shënuan nga dy gola për t’u dhënë fitoret skuadrave të tyre.
Për t’u përmendur është edhe Gareth Barry i cili bëri debutimin e tij për Evertonin në fitoren befasuese të javës ndaj Chelseat.
Në vazhdim më të mirët e javës të zgjedhur nga Sky Sports:
Portier: Jussi Jaaskelainen (West Ham
Mbrojtës: Pablo Zabaleta (Manchester City); Phil Jagielka (Everton); Dejan Lovren (Southampton); Danny Rose (Tottenham)
Mesfushorë: Hatem Ben Arfa (Newcastle); Charlie Adam (Stoke City); Gareth Barry (Everton); Aaron Ramsey (Arsenal); Gylfi Sigurdsson (Tottenham)
Sulmues: Daniel Sturridge (Liverpool). /Telegrafi/