Ish-sulmuesi i Chelseat shënoi golin e parë të takimit dhe u tregua i rrezikshëm me një paraqitje mjaft dinamike në Anfield, duke u dhënë shpresa tifozëve të skuadrës për një funksionim të partneritetit të tij me Luis Suarez.
Sturridge shoqërohet në sulmin e javës nga ylli i Aston Villas, Christian Benteke, pasi 22-vjeçari belg shkëlqeu në fitoren ndaj favoritit, Evertonit, duke shënuar dy gola, për të çuar në 14 numrin e shënimeve këtë sezon.
Dy gola të rëndësishëm këtë vikend shënoi edhe Moussa Sissoko, duke ndihmuar Newcastle United të shënojë fitore 3-2 ndaj një favoriti tjetër, Chelsea.
Në vazhdim 11-shja më e mirë e vikendit në Ligën Premier zgjedhur nga Sky Sports:
Portier: Asmir Begovic (Stoke City)
Mbrojtës: Kyle Walker (Tottenham); Winston Reid (West Ham); Rio Ferdinand (Manchester United); Nacho Monreal (Arsenal)
Mesfushorë: Jimmy Kebe (Reading); Moussa Sissoko (Newcastle); Marouane Fellaini (Everton); Gareth Bale (Tottenham)
Sulmues: Daniel Sturridge (Liverpool); Christian Benteke (Aston Villa)
Formacioni 4-4-2
Begovic
Walker – Reid – Ferdinand – Monreal
Kebe – Sissoko – Fellaini – Bale
Sturridge – Benteke
/Telegrafi/