Site icon Telegrafi

Liga Premier: Shpëtimtari Dzeko

Sulmuesi boshnjak luajti vetëm 10 minuta dhe për këtë kohë e transferoi krejtësisht lojën e Cityt me dy golat e shënuar. Madje ai për pak sa nuk shënoi hat-trick.

Një paraqitje për t’u lakmuar në sulm pati edhe njëshi i Manchester United, Wayne Rooney, i cili shënoi dy herë në rrjetën e qëlluar (një herë në të gabuarën) dhe bëri edhe një asistim në fitoren 4-2 të Djajve të Kuq ndaj Stoke Cityt.

Ndryshe nga sulmi, në repartet tjerat vërehet një mungesë të “yjeve”, me vetëm edhe një emër që prej skuadrave të kreut – mesfushori i Chelseat, Juan Mata. Spanjolli duket se është lojtari më në formë në Angli, dhe tregoi kualitetet e tij edhe një herë në fitore 4-2 ndaj Tottenhamit, duke shënuar dy herë.

Ekipi më i mirë i vikendit i zgjedhur nga mediat angleze:

Portier: Tim Howard (Everton)

Mbrojtës: Sascha Riether (Fulham); Fabricio Coloccini (Newcastle United); Phil Jagielka (Everton); Javier Garrido (Norwich City)

Mesfushorë: Wayne Routledge (Swansea City); Mark Noble (West Ham United); Michu (Swansea City); Juan Mata (Chelsea)

Sulmues: Edin Dzeko (Manchester City); Wayne Rooney (Manchester United)

Formacioni 4-4-2

                        Howard

Riether – Coloccini – Jagielka – Garrido

   Routledge – Noble – Michu – Mata

               Dzeko – Rooney
/Telegrafi/

Exit mobile version