Site icon Telegrafi

Liga Premier: Shkëlqen Van Persie

Kapiteni i Topçinjve shoqërohet në 11-shen e fundjavës të Ligën Premier edhe nga portieri Wojciech Szczesny.

Në mesin e më të mirëve të javës nuk mungon as kapiteni i Liverpoolit, Steven Gerrard, i cili u rikthye në formacionin startues në derbin ndaj Manchester United duke shënuar një gol, që u siguroi një pikë Redsave.

Gerrard ka për partner në mesfushë edhe përforcimin e ri të Chelseat, Juan Mata, i cili është stabilizuar te Blutë dhe asistoi në dy nga tre golat e Chelseat kundër Evertonit.

Në vazhdim 11-shja më e mirë e vikendit e zgjedhur nga mediat angleze:

Portier: Wojciech Szczesny (Arsenal)

Mbrojtës: Luke Young (Queens Park Rangers); Vincent Kompany (Manchester City); Chris Samba (Blackburn Rovers); Billy Jones (West Bromwich Albion)

Mesfushorë: Adam Johnson (Manchester City); Cheick Tiote (Newcastle United); Steven Gerrard (Liverpool); Juan Mata (Chelsea)

Sulmues: Shane Long (West Bromwich Albion); Robin van Persie (Arsenal)

Formacioni 4-4-2

                     Szczesny

Young – Kompany – Samba – Jones

  Johnson – Tiote – Gerrard – Mata

             Long – Van Persie

/Telegrafi/

Exit mobile version