Francezi ishte ylli i fitores 5-3 të Evertonit ndaj Blackpool me katër golat që i treguan gjithkujt se çfarë është në gjendje të bëjë ai. Saha shoqërohet në sulmin e javës nga Carlos Tevez, i festoi ditëlindjen e 27-të duke shënuar hat-trick në fitoren 3-0 të Cityt ndaj West Brom.
Manchester City është i vetmi ekip që merr pjesë me dy lojtarë në formacionin më të mirë të javës së 26-të të Ligës Premier. Njëshi i këtij ekipi, Joe Hart, është rikthyer në formën e tij më të mirë duke bërë një varg mbrojtjesh për të mbajtur rrjetën e pastër në takimin e vikendit.
Jamie Carragher rreshtohet në mbrojtjen më të mirë të javës pasi në ndeshjen e parë të tij pas dy muajsh ndihmoi Liverpoolin të fitojë derbin ndaj Chelseat në Stamford Bridge, duke mbuluar ish-shokun e skuadrës, Fernando Torres.
Në mbrojtjen më të mirë të javës është përshirë edhe George Elokobi i Wolves, i cili përveç që pengoi sulmin e Manchester United, shënoi edhe njërin nga dy golat e fitores 2-1 të ekipit të tij.
Në vazhdim më të mirët e javës së 26-të në Ligën Premier:
Portier: Joe Hart (Manchester City);
Mbrojtës: Kyle Walker (Aston Villa); Robert Huth (Stoke City); Jamie Carragher (Liverpool); George Elokobi (Wolves)
Mesfushorë: Jermaine Pennant (Stoke City); James McCarthy (Wigan Athletic); Joey Barton (Newcastle); Clint Dempsey (Fulham)
Sulmues: Louis Saha (Everton); Carlos Tevez (Manchester City)
Formacioni 4-4-2:
Hart
Walker – Huth – Carragher – Elokobi
Pennant – McCarthy – Barton – Dempsey
Saha – Tevez
/Telegrafi/