Autoritetet e futbollit në Angli dhe Evropë janë mbledhur për të diskutuar çka pas gjendjes së jashtëzakonshme nga coronavirusi.
Virusi vdekje prurës tashmë është shpallu pandemi botërore dhe disa lojtarë nga ligat më të mëdha evropiane janë infektuar.
Kështu, drejtues nga FA dhe ata evropian do të mbajnë një takim dhe si opsion është që pjesa e mbetur e Ligës Premier të zhvillohet në shtator, derisa të qetësohet situata.
The Indepedent raporton se ngjarja e rëndë në Itali dhe në disa pjesë të Evropës, tani ka filluar të krijoj panik edhe në Angli që të gjitha evenimentet sportive mund të shtyhen deri në shtator.
Në Kinë kanë filluar të bije numri i personave të prekur nga coronavirusi dhe kjo jep shpresë që aktivitetet sportive të rikthehen në qershor apo në korrik.
Liga Premier tashmë ka konfirmuar se ata mund të rikthehen të luajnë më 4 prill, mirëpo gjendja nuk duke edhe aq mirë. /Telegrafi/