Rooney shoqërohet në sulm nga një tjetër lojtar i cili shënoi gola me bollëk, Edin Dzeko. Sulmuesi boshnjak gjeti rrjetën katër herë në fitoren 5-1 të Cityt. Në repartin sulmues është përfshirë edhe anësori i Mancheter United, Ashley Young, i cili po shkëlqen që në fillim të karrierës me Djajtë e Kuq.
Dy rivalët e Manchesterit janë pranishëm edhe me nga një lojtar tjetër në ekipin më të mirë të javës. Samir Nasri shkëlqeu në debutimin e tij për Cityn dhe ka siguruar vend në mesin e më të mirëve, derisa aty nuk mungon as i riu i United, mbrojtësi Phil Jones.
Transferimet e reja u treguan të suksesshme edhe për Liverpoolin; Charlie Adam dhe Jordan Henderson që të dy janë në 11-shen më të mirë të javës.
Në vazhdim më të mirët e javës së dytë në Ligën Premier të zgjedhur nga mediat angleze:
Portier: Tim Krul (Newcastle United)
Mbrojtës: Jose Bosingwa (Chelsea); Phil Jones (Manchester United); Ryan Shawcross (Stoke City); Leighton Baines (Everton)
Mesfushorë: Charlie Adam (Liverpool); Jordan Henderson (Liverpool); Samir Nasri (Manchester City)
Sulmues: Ashley Young (Manchester United); Wayne Rooney (Manchester United); Edin Dzeko (Manchester City)
Formacioni 4-3-3
Krul
Bosingwa – Jones – Shawcross – Baines
Adam – Henderson – Nasri
Young – Rooney – Dzeko
/Telegrafi/