Daniel Sturridge ishte lider i sulmit në shumicën e ekipeve më të mira në javët e kaluara, por këtë javë ai mbeti nën hijen e të rikthyerit Suarez.
Uruguaiani ka një partner tjetër në sulmin e javës, të huazuarin e Chelseat, Romelu Lukaku, i cili shënoi po dy gola në fundjavë për të ndihmuar Evertonin të fitojë 3-2 ndaj Newcastle Unietd.
Në mesfushë, Aaron Ramsey ka ruajtur formën golashënuese. Uellsiani shënoi një gol të shkëlqyeshëm dhe asistoi në një gol tjetër, duke ndihmuar Arsenalin të mposhtë Swansea dhe të ruajë kreun e tabelës.
Për t’u përmendur është edhe paraqitja e Stephane Sessegnon, i cili ndihmoi West Bromin të mposhtë kampionin e Ligës Premier, Manchester United.
Në vazhdim më të mirët e javës në Ligën Premier, të zgjedhur nga Sky Sports:
Portier: Hugo Lloris (Tottenham)
Mbrojtës: Steven Caulker (Cardiff); John Terry (Chelsea); Abdoulaye Faye (Hull); Morgan Amalfitano (West Brom)
Mesfushorë: Leandro Bacuna (Aston Villa); Ross Barkley (Everton); Aaron Ramsey (Arsenal); Stephane Sessegnon (West Brom)
Sulmues: Luis Suarez (Liverpool); Romelu Lukaku (Everton). /Telegrafi/