Xherdan Shaqiri ishte i jashtëzakonshëm në takimin ndërmjet Zvicrës dhe Turqisë (3-1), në të cilin i shënoi dy gola të mrekullueshëm.
Mesfushori shqiptar është kryetema e faqeve sportive, ndërkohë që një postim ia ka dedikuar edhe faqja e Ligës Premier në Twitter.
“Xherdan Shaqiri i Liverpoolit po bën shefin në skenën e madhe”, shkruan në postimin e kampionatit anglez, ku janë bashkëngjitur edhe disa fotografi nga loja.
🇨🇭 @LFC's Xherdan Shaqiri 𝗯𝗼𝘀𝘀𝗶𝗻𝗴 it on the big stage 🇨🇭#EURO2020 pic.twitter.com/ZYLe2YOqw6
— Premier League (@premierleague) June 20, 2021
29-vjeçari nuk ka pasur shumë hapësira në skuadrën e Liverpoolit, mirëpo ai e ka dëshmuar se është lojtar i skenave të mëdha.
Falë golave të tij, Zvicra mund të shpresojë për një vend në të tetën e finales së ‘Euro 2020’.
Kujtojmë që nga Grupi A drejtpërdrejt u kualifikuan Italia dhe Uellsi, ndërsa Helvetikët presin kualifikimin nga pozita e tretë në rast se do të përfshihen në katër ekipet me renditje më të mirë. /Telegrafi/