Liga Premier po kërkon që klubet e saj të kufizojnë shpenzimet e tyre për stafin në mënyrë që të përshtaten me rregulloret e reja të UEFA-s, pasi klubt mund të harxhojnë për pagat deri në 70 për qind të ardhurave nga viti 2025.
Kjo do të përfaqësonte një lloj ‘Fair Play financiar’ për ligën angleze, e cila njihet për rritje të pagave të lojtarëve, ndërsa tani duan të jetë në përputhje me UEFA-n, dhe mund të ketë problem në të ardhmen nëse nuk fillon të korrigjohet së shpejti.
Kjo është arsyeja pse ata po kërkojnë një konsensus për të arritur në një maksimum prej 70 për qind të shpenzimeve për stafin e lojës, i cili përfshin, përveç pagave të lojtarëve, edhe stafet, amortizimin e transferimeve dhe pjesët proporcionale për agjentët, shkruan The Times.
Sipas gazetës angleze, këto masa kanë për qëllim edhe klubet e Championship (kategorisë së dytë), pasi hendeku i shpenzimeve është rritur edhe në këtë kampionat.
Ideja është që kësaj kategorie t’i jepen më shumë para (siç kanë kërkuar që nga pandemia), në këmbim të kontrollit më të madh dhe më të mirë të këtyre shpenzimeve.
Mesatarisht, klubet e Ligës Premier shpenzojnë rreth 63,000 euro në javë për çdo lojtar.
Fatura e pagave të Manchester Cityt për lojtarët dhe stafin trajner në sezonin 2021/22 ishte rreth 254 milionë euro. /Telegrafi/